Dy gola për gjashtë minuta, Manchester United drejt suksesit në finalen e Carabao Cup

Dy gola për gjashtë minuta, Manchester United drejt suksesit në finalen e Carabao Cup

18:24, 26/02/2023

Manchester United kalon në epërsi në minutën e 33-të në finalen e Carabao Cup, në “Wembley”.

“Djajtë e Kuq” fituan një goditje të lirë në një pozicion të rrezikshëm, nga krahu i majtë i sulmit.

Luke Show krosoi topin për Casemiron në qendër, me brazilianin që bën më të mirën, duke e dërguar topin pas shpinës së Karius.

Vetëm pak minuta më vonë, një kundërsulm i shpejtë i futbollistëve të United përmbyllet me gol nga Rashford, i ndihmuar edhe nga devijim i mbrojtësit.

Me avantazhin e dy golave skuadra e Ten Hag shkon e qetë në pushimin e lojës, teksa në pjesën e dytë i duhet vetëm të administrojë rezultatin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco