Premier League/ Tottenhami thellon krizën e Chelseat

Premier League/ Tottenhami thellon krizën e Chelseat

16:46, 26/02/2023

Tottenham fiton derbin ndaj Chelsea-t, me “Blutë” e Londrës që janë në krizë totale rezultatesh, ndërsa për pesë javë me radhë nuk dinë të fitojnë në kampionat.

“Spurs” triumfuan me rezultatin 2-0, në një takim që ishte shumë i luftuar nga të dyja anët.

Pjesa e parë foli më shumë për ekipin e Potter, por pa mundur të gjenin rrugë drejt rrjetës duke bërë që ky fraksion të mbyllej pa gola.

Gjithçka ndryshoi në sekondat e para të pjesës së dytë, me Oliver Skipp që zhbllokoi sfidën në minutën e 46’ dhe njëkohësisht realizoi edhe golin e tij të parë në Premier League.

Sfida vijoi me këtë rezultat deri në minutën e 82’, kur pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Heung-Min Son, Dier asiton Harry Kane, me këtë të fundit që e dërgon topin me lehtësi në rrjetë, duke dyfishuar avantazhin dhe njëkohësisht duke vulosur rezultatin e derbit.

Pas takimit të raundit të 25-të të Premier League, Tottenham renditet në vend të katërt me 45 pikë, teksa Chelsea vuan në vend të 10-të me 31 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco