Tension te Barcelona, Lewandowski kapet me Ansu Fati

Tension te Barcelona, Lewandowski kapet me Ansu Fati

16:37, 26/02/2023

Për herë të parë në historinë e saj në shekullin e XXI-të, Barcelona është detyruar të mbyllë llogaritë me Kupat e Europës që në muajin shkurt.

Të enjten në mbrëmje ka marrë goditjen e radhës, teksa humbja me Manchester United në “Old Trafford” e ka nxjerrë jashtë dyerve të Europës për të dytin sezon radhazi.

Por ndoshta për katalanasit gjërat mund të kishin shkuar më mirë në “Pallatin e Ëndrrave” nëse Ansu Fati nuk do t’i kishte prishur punë Robert Lewandowskit në fundin e takimit.

Ky incident, në dukje i vogël, i shoqëruar më pas edhe nga eliminimi nga Liga e Europës, ka tensionuar situatën në dhomat e zhveshjes së klubit katalanas.

Gjithçka ndodhi në minutat e fundit kur Barcelona po shtynte me ngulm në kërkim të golit të 2-2, që do ta çonte takimin në shtesë.

Pas një krosimi nga e djathta e Ferran Torres, Ansu Fati dhe Lewandowski ishin në pozita të favorshme për të shënuar, me polakun, i cili ishte gati të shënonte për Barçën.

Por ka qenë Ansu Fati që ia ka hequr topin nga koka e bashkë me të mundësinë e shënimit.

Kjo situatë nuk i ka pëlqyer polakut, i cili është ankuar te Jordi Alba.

Leva ka pasur një bisedë me Albën, ku i ka theksuar se kjo nuk është hera e parë në këtë sezon që Ansu Fati bëhet pengesë për të shënuar.

Siç raportojnë mediat spanjolle, Leva nuk e ka lënë me kaq, por teksa skuadra ka qenë në dhomat e zhveshjes i ka kërkuar llogari sulmuesit spanjoll.

“Të paktën të kishe shënuar vetë”, mësohet që Lewandowski i tha Ansu Fatisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco