Mourinho i jep dhe një tjetër shans Marash Kumbullës

Mourinho i jep dhe një tjetër shans Marash Kumbullës

14:34, 26/02/2023

Plot 27 ditë nga ai takim famëkeq mes Roma-s dhe Cremones-s, ku një gabim i Kumbullës i dha mundësi ekipit rival të bënte kundërsulmin vendimtar ku lindi edhe penalltia e Dessers, e cila eliminoi kryeqytetasit nga Kupa e Italisë, Jose Mourinho është gati ti ofrojë një shans të dytë mbrojtësit shqiptar.

Sipas mediave italiane, trajneri portugez po mendon që të aktivizojë Kumbullën në takimin e të martës, të vlefshëm për Serie A. Mourinho për këtë duel nuk do të ketë në dispozicion Smalling dhe për vendin e lënë bosh nga anglezi janë në balotazh Kumbulla e Llorente.

Por në orët e fundit Kumbulla duket qartë më në avantazh pasi trajneri portugez shpreson që me shansin e dytë që po i jep ta rikuperojë dhe ta ketë gati për pjesën e mbetur të sezonit.

Siç dihet Roma po lufton në dy fronte pasi në Serie A pretendon për një vend në Champions ndërsa në Europa Leaue synon suksesin në finale.

Marrëdhënia e Mourinho-s me Kumbullën ka qenë me ulje dhe ngritje. Një vit më parë trajneri nuk hezitoi të ‘kryqëzonte’ shqiptarin për humbjen 6-1 që pësoi Roma përbalë Bodø/Glimt-it në Europa League, por më pas marrëdhënia e tyre u përmirësua për të arritur përsëri në një pikë të ulës pas takimit me Cremonese-n ku një gabim i Kumbullës i lejoi rivalëve të fitonin një penallti, e cila i dha mundësinë të bënin goditjen e madhe duke eleminuar Roma-n nga Kupa e Italisë. Për këtë motiv e marta pritet të jetë një ndeshje kyçe për vazhdimin e karrierës në Romë për Marash Kumbulën.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco