Ronaldo bën hixhame,  zbulohet nga fotot nga seanca e fundit stërvitore

Ronaldo bën hixhame, zbulohet nga fotot nga seanca e fundit stërvitore

10:43, 25/02/2023

Fotot nga seanca e fundit stërvitore e Al-Nassr treguan prova të qarta se Cristiano Ronaldo kishte bërë hixhame dhe siç pritej, detajet në këmbën e tij tërhoqën shumë vëmendje në rrjetet sociale.

Tifozë të shumtë kanë komentuar lëvizjen e Ronaldos për t'iu nënshtruar hixhames, e cila është një metodë popullore trajtimi në vendet arabe, të cilën mesa duket portugezi ka vendosur ta bëjë pasi ka mbërritur në Arabinë Saudite.

Kujtojmë që, tensioni, dhimbja dhe lodhja kronike zgjidhen me hixhame dhe tani Ronaldo ka vendosur të testojë metodën gjithnjë e më popullore mes sportistëve.

Ronaldo gjithashtu tërhoqi vëmendjen pasi së fundmi u shfaq me veshje tradicionale saudite për të festuar Ditën e themelimit të Mbretërisë, me sa duket duke përqafuar shumë nga zakonet atje.

Çfarë është hixhama dhe nga kur ka ekzistuar?

Hixhame (arabisht) do të thotë rregullimi i kapacitetit të gjakut në organizëm me anë të heqjes së qelizave të vdekura të gjakut dhe heqjes së gjakut të mpiksur në vena e kapilar.

Hixhamja, konkretisht, është një metodë moderne mjekësore, por edhe një metodë e bazuar në Sunetin e Profetit Muhamed.

Cili është qëndrimi i mjekësisë moderne?

Mjekësia moderne pranon gjithçka dhe e klasifikon atë si metoda terapeutike rregullatore dhe bëhet në kuadrin e mjekësisë tradicionale kineze. Akupunktura kineze u njoh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një metodë mjekësore në vitin 1978. Ata thanë se nuk e dinë si funksionon, por është efektive dhe e kanë pranuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco