Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Korçë zgjedh kryetarin e ri dhe merr vendime të rëndësishme

Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Korçë zgjedh kryetarin e ri dhe merr vendime të rëndësishme

19:31, 24/02/2023

Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Korçë është zhvilluar sot selinë e kësaj shoqate në qytetin e Korçës për të diskutuar dhe marrë vendime të rëndësishme për mbarëvajtjen e aktiviteteve futbollistike në këtë qark. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin 7 anëtarë të shoqatës të përfaqësuar nga 11 delegatë, ndërsa punimet u ndoqën edhe nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Ylli Çekiçi.

Në nisje të mbledhjes, kryetari i SHRF Korçë, Ilirjan Përmeti foli për arritjet e shoqatës për vitin e kaluar dhe për rritjen e vazhdueshme të numrit të ekipeve dhe futbollistëve, si djem ashtu edhe vajza. Një rritje e konsiderueshme ka ardhur edhe falë implementimit të projekteve të FSHF siç janë “Topi Yt”, nga incetivimi financiar i futbollit të vajzave si edhe nga projekti madhor “Uniforma ime”.

Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë ka menaxhuar aktivitete dhe ndeshje në të gjitha nivelet e kampionateve dhe moshave, kampionatin e shkollave 9-vjeçare për vajza, kampionatin “5×5”, projektin “Playmaker” apo edhe stërvitjet e vazhdueshme dhe turnetë e përfaqësueseve rajonale. Gjithashtu duhet theksuar edhe kampionati i futbollit amator “Sunday League” 11X11, që përveçse në Tiranë zhvillohet edhe në Korçë.

Sipas Përmetit, prioritetet që Shoqata Rajonale e Futbollit Korçe ka janë puna për evidentimin e futbollistëve të spikatur në ekipet e moshave si edhe vëzhgimi, përzgjedhja dhe puna e vazhdueshme me ta. Gjithashtu, ai theksoi se një vëmendje e veçante do t’i kushtohet përmirësimit të kushteve të infrastrukturës, si një element i rëndësishëm për zhvillimin e brezave te ardhshëm.

Më tej, fjalën e mori anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Ylli Çekiçi, i uroi anëtarëve të SHRF Korçë punime të mbara dhe konfirmoi mbështetjen e federatës së Futbollit për të gjitha projektet që do të sjellin zhvillim të futbollit në këtë rajon.

Pas verifikimit të delegatëve u vijua me rendin e ditës ku si fillim u votua pro përjashtimit të anëtarit te Shoqatës, Futboll Klub Korça 2011, që nuk kryen asnjë aktivitet futbollistik duke mos regjistruar prej 2 vitesh asnjë futbollist amator. Më pas u miratuan pasqyrat financiare dhe buxheti për vitin 2023 si edhe disa ndryshime statutore për ta përshtatur statutin me hartën e re të qarkut sportiv Korçë.

Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës ishte edhe zgjedhja e kryetarit të ri të shoqatës, duke qenë se kryetari aktual Ilirjan Përmeti i përfundon mandati 4-vjeçar. Pranë komisionit të verifikimit ishte paraqitur vetëm një kërkesë për kandidat për kryetar, përkatësisht kërkesa e Ilirjan Përmetit si propozim i ardhur nga anëtarët KF Devolli, FK Skënderbeu, Young Boys, KF Gramozi dhe FK Pogradeci. Pas votimit kryetar i SHRF Korçë për një tjetër mandat u rizgjodh me 11 vota pro Ilirjan Përmeti, i cili i falënderoi të gjithë anëtarët për besimin që i dhanë.

Gjithashtu, asambleja e Shoqatës së Korçë përzgjodhi përmes votimit edhe delegatët që do ta përfaqësojnë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF. Dy kandidaturat Ilirjan Përmeti si kryetar dhe Trifon Meraku i propozuar nga KF Skënderbeu, Young Boys dhe Bilisht Sport janë miratuar nga anëtarësia në unanimitet.

Në fund të rendit të ditës, është miratuar edhe kërkesa e depozituar nga Shoqata Akademia e Futbollit Pogradeci për t’u pranuar si anëtarja më e re në SHRF Korçë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco