Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

Pendohen te PSG, drejtuesit projektojnë rikthimin e bujshëm

Pendohen te PSG, drejtuesit projektojnë rikthimin e bujshëm

09:08, 21/02/2023

Te PSG janë penduar dhe po tentojnë të rikthejnë Thomas Tuchel në stol. Christophe Galtier nuk po bind dhe rrezikon shkarkimin. Dy emra përfliten si zëvendësuesit e tij: Thomas Tuchel dhe Jose Mourinho.

Drejtuesit e kampionëve të Francës duan t’i besojnë pankinën sërish gjermanit. Tuchel drejtoi PSG-në në periudhën korrik 2018-dhjetor 2020 duke fituar gjashtë trofe e duke mbërritur deri në finalen e Champions League.

49-vjeçari është gati të rikthehet, por ai dëshiron garanci nga drejtuesit e PSG-së që ta mbrojnë përballë fuqisë që madhe të lojtarëve, shumë prej tyre më tepër seç duhet të “llastuar”.

Ndërkohë, një kandidat serioz për të marrë drejtimin e PSG-së mbetet gjithmonë Zinedine Zidane. Francezi ëndërrohet edhe nga drejtuesit e Juventusit.

“Objektivi im është të rikthehem të stërvis. Sot kam kohë të lirë, por nuk ia kam idenë sa do të zgjasë. Ndoshta kam kohë deri në qershor, por mund të rikthehem në stol edhe më herët”, u shpreh Zidane disa ditë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco