Pendohen drejtuesit e Liverpool: Klubi nuk është më në shitje

Pendohen drejtuesit e Liverpool: Klubi nuk është më në shitje

20:19, 20/02/2023

Liverpool nuk është më në shitje. Këtë e bën të ditur aksioneri më i madh John Henry dhe presidenti Tim Werner vetëm pak muaj pas njoftimit se ata po planifikonin kalimin e aksioneve në duart e ofertuesit më të mirë.

Sipas përllogaritjeve, Liverpool kushton rreth 4.5 miliardë dollarë, një shumë e çmendur krahasuar me atë të vitit 2010 kur amerikanët e blenë për dicka më shumë se 340 milionë.

“FenWay Sports Group” e bëri kthesën e madhe pasi një shoqëri nga Katari hyri në garë për të blerë Manchester United por gjithsesi, aksionerët aktualë janë të hapur për investitorë të rinj në minorancë të cilët dëshirojnë të investojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco