VIDEO/ Ronaldo bëhet sërish protagonist në Arabi, dhuron dy asiste dhe i jep kreun Al-Nassr

VIDEO/ Ronaldo bëhet sërish protagonist në Arabi, dhuron dy asiste dhe i jep kreun Al-Nassr

18:30, 17/02/2023

Al-Nassr ka mundur me rezultatin 2-1 Al-Taawon në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit të Arabisë Saudite.

Protagonist i sfidës padyshim ka qenë ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Edhe pse ai nuk ka mundur të shënojë, CR7 asistoi në të dy golat e ekipit.

Sfida u zhbllokua në minutën 17-të me Ghareb, i cili shkundi rrjetën e kundërshtarit pas pasimit të portugezit.

Në minutën e 47-të u vendos baraspesha me spanjollin Medran.

Dhe në minutën e 78-të Cristiano vulosi duelin pasi i dhuroi një asist Madusë, i cili e ktheu në gol.

Kështu Al-Nassr merr një tjetër 3-pikësh të vlefshëm në kampionat duke u ngjitur në vendin e parë me 40 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco