Një tjetër rekord nga Immobile, bomberi shkruan emrin në historinë e Lazios

Një tjetër rekord nga Immobile, bomberi shkruan emrin në historinë e Lazios

17:52, 17/02/2023

 

Me golin e shënuar mbrëmë ndaj Cluj, Ciro Immobile hyn në historinë e Lazios. Sulmuesi italian tashmë ka shënuar në çdo komepticion ku ai ka marrë pjesë me fanellën e Biancocelestes.

Ai ka gjetur rrugën e rrjetës në, Serie A, Coppa Italia, Champions League, Europa League dhe Conference League, ku ka një total prej 157 golave në 225 ndeshje të luajtura. Statistika të jashtëzakonshme për një sulmues.

Kujtojmë që Immobile ka vite që është një aset i çmuar për Lazion. Gjithashtu këtë sezon sulmuesi italian ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës dhe ka asistuar 3 herë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco