Pengu i Benitez: Nuk më lejuan të fitoja te Real Madridi

Pengu i Benitez: Nuk më lejuan të fitoja te Real Madridi

17:48, 17/02/2023

Rafa Benitez është rikthyer të flasë rreth aventurës së shkurtër te Reali i Madridit.

Trajneri i njohur spanjoll drejtoi klubin historik në periudhën korrik 2015-janar 2016.

62-vjeçari drejtoi Realin për 25 ndeshje. Më pas u shkarkua për t’i lënë vendin Zinedine Zidane.

Francezi fitoi Champions League tri herë radhazi si trajneri i “Los Blancos”.

Në një prononcim për Cadena Ser, Benitez tregoi se çfarë nuk funksionoi në “Santiago Bernabeu”.

“Kur isha te Reali nuk na lejuan të fitonim… Ne ishim të parët në Champions League. Në Kupën e Mbretit u eliminuam për shkak të një gabimi administrativ me Cheryshev. Skuadra ishte fizikisht superiore krahasuar me rivalët. Kur më shkarkuan, ne ishim vetëm dy pikë larg Barcelonës, madje me një ndeshje më pak. Dy muaj më vonë, Reali ishte 12 pikë poshtë Barcelonës.

Dhomat e zhveshjes? Sapo ishte larguar Ancelotti. Ai kishte një raport shumë të mirë me lojtarët. Ndërkohë, mua më dukej sikur kisha hyrë me kamxhik në dorë. Ambienti nuk ishte aspak i favorshëm. Dhe kur gjithçka ndërlikohet, kush paguan? Unë. Më duhej të menaxhoja Ronaldon. Problemi është kur duhet të menaxhosh shtatë lojtarë.

Disa prej tyre nuk luanin. Kur nuk luajnë, lojtarët nuk janë të lumtur dhe shkonin në medie për të treguar gjërat që ndodhnin brenda Realit”, u shpreh Benitez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco