VIDEO/ Pasim fantastik nga mesi i fushës, Ronaldo jep asistin e parë tek Al Nassr

VIDEO/ Pasim fantastik nga mesi i fushës, Ronaldo jep asistin e parë tek Al Nassr

17:20, 17/02/2023

Cristiano Ronaldo ka dhënë asistin e parë në Arabinë Saudite.

Legjenda portugeze u transferua tek Al Nassr, klub ku do të përfitojë 200 milionë euro në sezon.

Sulmuesi portugez ishte protagonist në zhbllokimin e ndeshjes Al Nassr-Al Tawoon.

Vendasit e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golit të Abdulrahman Ghareeb në minutën e 17-të.

Cristiano Ronaldo nisi bukur 25-vjeçarin me një top nga gjysmëfusha e Al Nassr. Ghareeb dribloi një mbrojtës dhe dërgoi topin në rrjetë.

Al Nassr po garon për titullin kampion me Al Ittihad dhe Al Shabab. CR7 ka shënuar pesë gola në kampionatin arab deri tani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco