VIDEO/ Panik për djalin e Pirlos, e sulmojnë me gurë në mes të Torinos

VIDEO/ Panik për djalin e Pirlos, e sulmojnë me gurë në mes të Torinos

16:31, 17/02/2023

Momente paniku për Nicolo Pirlon, djalin e ish-mesfushorit të madh italian, aktualisht trajneri i turqve të Karagumruk.

19-vjeçari është përballur në qendër të Torinos me një situatë aspak të këndshme dhe tepër të frikshme.

“Isha në makinë me një mik timin kur ky grup djemsh nisën të gjuanin me shkelma makinën. Ata na gjuajtën edhe me gurë. Për fat, ne nuk dolëm jashtë nga makina për asnjë moment. Ju duket normale që katër djem të gjuajnë me gurë makinën, pështyjnë dhe gjuajnë me shkelma?”, theksoi Nicolo Pirlo.

Në videon e postuar dallohen katër djem të rinj të mbuluar me kapuça, duke e vështirësuar kështu identifikimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco