U shty brutalisht nga Sergio Ramos, fotografi e fal publikisht yllin e PSG-së

U shty brutalisht nga Sergio Ramos, fotografi e fal publikisht yllin e PSG-së

15:30, 17/02/2023

Fotografi i cili u shty brutalisht nga Sergio Ramos pas takimit mes PSG-së dhe Bayernit, foli dhe komentoi të gjithë incidentin.

Pas ndeshjes në të cilën u mposhtën nga Bayerni me rezultat 1-0, lojtarët e PSG-së shkuan në tribunë tek tifozët më të zjarrtë të skuadrës së tyre dhe rreth tyre ishin shumë fotografë që bënin punën e tyre.

Një nga fotografët ka dashur t'i afrohet Neymarit për të bërë një foto dhe ka qëndruar pranë Ramos, për të cilën ish-përfaqësuesi spanjoll ka reaguar në mënyrë agresive dhe e ka larguar me duar.

Kjo lëvizje e mbrojtësit të PSG-së u dënua menjëherë dhe në fund foli fotografi i cili ishte viktimë e nervozizmit të Ramos.

Markus Gilliar njoftoi se Ramos personalisht i kërkoi falje për atë që bëri dhe fotografi e fali.

"Surpriza e mbrëmjes: Sergio Ramos më kontaktoi personalisht dhe kërkoi falje për sjelljen e tij. Falja pranohet, çështja u mbyll", ka shkruar Gilliar në Instagram.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco