Përfaqësoi Spanjën, Diaz tashmë mund të luaj për Marokun

Përfaqësoi Spanjën, Diaz tashmë mund të luaj për Marokun

13:50, 17/02/2023

Brahim Diaz, mesfushori 23-vjeçar i Real Madridit, i cili luan në huazim te Milan që nga viti 2020, mund të ndryshojë nënshtetësinë dhe në vend të Spanjës, për të cilën dikur luante, të luajë për Marokun. Me këtë ide i janë ofruar tashmë gjysmëfinalistët e Botërorit të Katarit.

Trajneri i Marokut Walid Regragui ishte në Milano javën e kaluar dhe i prezantoi idenë e tij Brahim Diazit. Ai, ka lindur në Spanjë dhe nëna e tij është spanjolle, por ka të drejtën e shtetësisë marokene prej  babait të tij, i cili vjen nga ky vend afrikan. Deri më tani nuk dihet nëse do ta pranojë ofertën, por mediat spanjolle bëjnë të ditur se ai është akoma më afër kombëtares së vendit ku ka lindur.

Gjithashtu thuhet se përveç atij vendimi, ai është afër edhe me një tjetër. Diaz ndoshta nuk do ta pranojë ofertën e Milanit për t’u transferuar përgjithmonë në Itali. Dëshira e tij është të kthehet te Real Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco