Të gjithë të çmendur pas Uzunit! Ish-trajneri i Realit dhe Manchester City-t e ka piketuar për verën

Të gjithë të çmendur pas Uzunit! Ish-trajneri i Realit dhe Manchester City-t e ka piketuar për verën

10:25, 17/02/2023

Myrto Uzuni është kthyer në një nga emrat më të ndjekur në Spanjë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare po shkëlqen me golat që po shënon me rregullsi te Granada dhe kjo e ka bërë atë jo vetëm golashënuesin më të mirë të La Liga 2, por edhe një nga emrat më të kërkuar në merkato.

Mediat spanjolle aludojnë prej ditësh për destinacionin e radhës të sulmuesit shqiptar, i cili ka shumë admirues dhe shihet si përforcim për ekipe me emër në La Liga. Granada nuk do ta lërë të largohet pa siguruar ngjitjen më lart, pasi kështu vlera e tij shkon në 25 milionë euro në bazë të klauzolës që ka në kontratë.

Por janë disa klube që janë gati të investojnë për futbollistin beratas, për të përforcuar repartin e avancuar pasi e shohin si një lojtar të gatshëm për La Liga. Mediat spanjolle sot kanë publikuar lajmin se një trajner që kërkon me çdo kusht Uzunin është Manuel Pelegrini, i cili e sheh si përforcimin e duhur për Betisin e tij. Ish-trajneri i Real Madrid dhe Manchester City-t, ka arritur të kthejë Betisin përsëri në lavdinë e dikurshme duke e bërë pretendente për të firuar trofe dhe për të luajtur në Ligën e Kampioneve.

Ndaj ai kërkon lojtarë cilësorë që të përmirësojë ekipin e tij në verë dhe Uzuni është një nga emrat e piketuar, për të cilin klubi është gati të bëjë çmendur, ndoshta edhe të paguajë klauzolën që ka vendosur Granada për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco