Ka ndërruar jetë ish-kampioni i Botës dhe i Europës. Vitin e kaluar dha një intervistë tronditëse

Ka ndërruar jetë ish-kampioni i Botës dhe i Europës. Vitin e kaluar dha një intervistë tronditëse

09:11, 17/02/2023

Ish-sportisti gjerman dhe kampioni botëror dhe evropian në kërcimin me shkop, Tim Lobinger, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Mynih në moshën 51-vjeçare.

Pas përfundimit të karrierës së tij të pasur, ai iu përkushtua fëmijëve, por atë e ndërpreu një sëmundje e rëndë, pasi gjashtë vite më parë zbuloi se vuante nga leucemia.

Pasoi një luftë për jetën dhe në një moment ekzaminimet rezultuan se leuçemia ishte zhdukur, ndaj ai festoi fitoren më të madhe në jetë.

Megjithatë, sëmundja u rikthye para tre vitesh dhe me gjithë përpjekjet e mëdha nuk pati shpëtim.

"Nuk ka më rrugëdalje për mua, kanceri im është shumë agresiv. Në shkurt, mjekët më thanë se vdekja është afër. Duhet të arrijmë marrëveshje, të merremi me funeralin tim dhe të organizojmë gjithçka. Për t'u thënë lamtumirë të dashurve të mi. Biseda me fëmijët ishte shumë e vështirë, ata e dinë se sa keq jam”, tha Lobinger për gazetën gjermane Bild tetorin e kaluar.

Lobinger fitoi kampionatin botëror të sallës së mbyllur në vitin 2003 në Birmingham dhe ishte kampion evropian në 1998 dhe 2002 në Valencia dhe Vjenë.

Pas karrierës së tij, ai punoi si trajner kondicionimi në Leipzig dhe punoi privatisht me disa lojtarë të Bayernit.

 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco