Michael Jordan dhuron 10 milionë dollarë për bamirësi në prag të 60-vjetorit

Michael Jordan dhuron 10 milionë dollarë për bamirësi në prag të 60-vjetorit

08:54, 17/02/2023

Me rastin e 60-vjetorit (17 janar 1963), Michael Jordan, legjenda e basketbollit amerikan, ka vendosur të dhurojë 10 milionë dollarë, rreth 9.4 milionë euro, për Make-A-Wish.

Do të jetë donacioni më i madh në historinë e organizatës jofitimprurëse, e themeluar në vitin 1980, e cila synon të plotësojë dëshirat e fëmijëve me sëmundje të rënda.

Image

“Gjatë 34 viteve të fundit, e kam pasur për nder të ndihmoja Make-A-Wish, pë të sjellë buzëqeshje dhe gëzim për kaq shumë fëmijë.

Të dëshmosh forcën dhe qëndrueshmërinë që ata demonstrojnë në kohë kaq të vështira ka qenë një frymëzim i vërtetë”, tha Jordan në një deklaratë të botuar në prag të ditëlindjes së tij të 60-të.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco