I dhuroi fitoren Dortmundit ndaj Chelseat, Emre Can i mahnitur nga talenti i Karim Adeyemi

I dhuroi fitoren Dortmundit ndaj Chelseat, Emre Can i mahnitur nga talenti i Karim Adeyemi

22:31, 16/02/2023

Karim Adeyemi i dhuroi Dortmundit fitoren 1-0 ndaj Chelseat në Champions League.

21-vjeçari gjerman realizoi një gol fantastik dhe afroi verdhezinjtë me kalimin në çerekfinale.

Adeyemi i magjepsi të gjithë me finalizimin e tij, sidomos shokët e skuadrës.

Emre Can foli pas fitores duke u ndalur edhe te performanca e sulmuesit të kombëtares gjermane.

“Ishte ndeshje e vështirë. Patëm edhe fatin me vete. Luftuam si në ndeshjet e fundit, dhe ia dolëm të fitonim. Ne jemi me fat që kemi një lojtar si Adeyemi. Ai është kaq i shpejtë dhe kaq i fortë. Ka raste kur edhe ne habitemi me shpejtësinë e tij”, deklaroi Emre Can.

Më pas një koment në lidhje me ndeshjen e kthimit dhe shanset për t’u kualifikuar në çerekfinalet e turneut.

“Ndeshja e kthimit do të jetë shumë e vështirë. Do të futemi në fushë sikur takimi i parë përfundoi 0-0. Por, ne e kemi të qartë se do vuajmë në Angli”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco