Redon Xhixha i pafat, traversa i mohon një supergol në debutimin me Qarabag në Conference League

Redon Xhixha i pafat, traversa i mohon një supergol në debutimin me Qarabag në Conference League

21:37, 16/02/2023

Redon Xhixha u aktivizua në minutën e 79-të në ndeshjen e Conference League mes Qarabag dhe Gent, me sulmuesin shqiptar që në ato pak minuta u bë protagonist, pavarësisht se i mungoi fati.

Ish-lojtari i Tiranës vetëm 10 minuta pasi hyri në lojë u ndal nga traversa.

24-vjeçari goditi bukur me të djathtën, por topi u ndal nga shtylla horizontale, duke lënë në fuqi rezultatin 1-0.

Xhixha tentoi që ta shfrytëzonte freskinë e tij dhe në kohën shtesë, sulmuesi pati një mundësi tjetër për të shënuar, këtë herë i gjendur në një pozicion diagonal me portën por goditja e tij ishte qendrore.

Xhixha është ende në kërkim të golit të parë me fanellën e Qarabag, teksa që në ndeshjet e para ka arritur që të lërë gjurmë, paçka se i ka munguar fati.

24-vjeçari u largua si shënuesi më i mirë i kampionatit vetëm disa javë më parë, me Tiranën që përfitoi 550 mijë euro nga transferimi i sulmuesit drejt Azerbajxhanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco