Fiorentina hedh një hap drejt kualifikimit, Qarabag dhe Trabzonspor fitojnë në shtëpi

Fiorentina hedh një hap drejt kualifikimit, Qarabag dhe Trabzonspor fitojnë në shtëpi

21:15, 16/02/2023

 

Kanë përfunduar katër sfidat e orës 18:45 në Conference League të vlefshme për fazën e 1/16 të këtij kompeticioni. Fiorentina hedh një hap drejt kualifikimit në raundin tjetër pasi mundi në transfertë Bragan me rezultatin 4-0.

Për vjollcët shënuan nga një dopietë sulmuesit Luka Jovic dhe Arthur Cabral. Qarabag i Redon Xhixhës triumfoi në shtëpi me shifrat 1-0 ndaj Gent me golin e shënuar nga Andrade. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në lojë në 10 minutat e fundit të takimit, i cili u ndal në momentet e fundit nga shtylla.

Fitore të rëndësishme mori dhe Trabzonspor në shtqpi me rezultatin minimal 1-0 përballë Basel. Golin vendimtar të këtij takimi e shënoi mbrojtësi Stryger Larsen në pjesën e dytë.

Ndeshja mes Bodo Glimt dhe Lech Poznan përfundoi në barazim pa gola. Kualifikimi mbetet ende i hapur në ndeshjen e radhës që do të luhet më 23 shkurt në Poloni.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco