Fernando Llorente tërhiqet nga futbolli në moshën 37-vjeçare

Fernando Llorente tërhiqet nga futbolli në moshën 37-vjeçare

19:31, 16/02/2023

Fernando Llorente e mbyll me futbollin e luajtur teksa tërhiqet nga fushat e blerta në moshën 37-vjeçare.

“Mbreti Luan”, ashtu siç njihet në Spanjë, luajti së fundmi me Eibar, por në këtë sezon mbeti pa skuadër dhe në fund vendosi të mos i rikthehet më profesionin të tij.

Karriera e Llorentes ka qenë mjaft e pasur duke qenë se është aktivizuar me klube prestigjioze në Spanjë, Itali apo edhe Angli.

Juventus, Sevilla, Napoli, Tottenham janë disa nga klubet në të cilat spanjolli ka lënë gjurmët e tij, por sigurisht një vend më special mban Athletic Bilbao.

Klubi bask ishte ekipi i parë për Llorenten dhe ai që e promovoi në skenat e mëdha europiane, teksa për baskët, sulmuesi numëroi 262 prezenca duke shënuar edhe 85 gola teksa u shndërrua në një idhull të tifozerisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco