Lewis Hamilton del kundër FIA-s: Nuk do të hesht!

Lewis Hamilton del kundër FIA-s: Nuk do të hesht!

18:37, 16/02/2023

Lewis Hamilton nuk bën prapakthehu! Piloti anglez, pas prezantimit të Mercedesit të ri për sezonin 2023 të Formula 1, u shpreh qartësisht se, pavarësisht ndalimit nga FIA (Federatës Ndërkombëtare e Automobilizmit) për të shprehur komente politike, fetare apo personale, do të vazhdojë të thotë opinionin e tij në pistat në të cilat do të jetë i impenjuar në timonin e makinës së tij të re W14.

“Asgjë nuk do të më ndalë të flas për gjërat që më tërheqin apo për problemet që ekzistojnë, – deklaroi piloti 38-vjeçar, duke shtuar, – Sporti ka një përgjegjësi, atë për të folur gjithmonë për argumente të rëndësishme për të sensibilizuar dhe aq më tepër kur udhëton në të gjitha këto vende të ndryshme”.

Në një ndryshim të kodit të saj sportiv ndërkombëtar në dhjetor, FIA ndaloi, në emër të neutralitetit politik dhe fetar, “deklarata apo komente personale”, në veçanti të pilotëve nëse nuk kanë marrë më parë një aprovim me shkrim nga FIA apo nga ASN, autoritet sportiv kombëtar i vendit në fjalë.

“Ky vendim nuk më surprizon”, siguroi Hamilton, i cili pyetjes nëse do të ishte i gatshëm të penalizohej nga FIA për shkeljen e këtij rregulli të ri, iu përgjigj: “Do të ishte budallallëk të thuhej se unë dua të penalizohem me pikë”. Por u tregua i palëkundur, duke u shprehur se nuk do të heshtë.

Hamilton, me 7 tituj Botërorë në F1, gjatë Çmimeve të Mëdha shpesh është pozicionuar për çështje të ndryshme, në veçanti nëpërmjet mesazheve në uniformë apo në kaskë.

Në viti 2020, në podin e GP të Toskanës, në Mugello, piloti i Mercedesit kishte veshur një bluzë ku kërkonte “të arrestoheshin policët që vranë Breonna Taylor”, një grua me ngjyrë që u vra nga policia në apartamentin e saj në SHBA.

Veprim që e detyroi FIA-n të rishikonte rregullat e saj në protokollin e ceremonive pas garave. Është i njohur gjithashtu impenjimi i madh i Lewis-it në luftën kundër racizmit nëpërmjet fushatës “Black Lives Matter”, në të cilën ishte personalisht protagonist pas vrasjes së George Floyd në Minneapolis, si duke u gjunjëzuar bashkë me kolegë të tjerë para nisjes së Çmimeve të Mëdha, ashtu dhe duke shfaqur fanella specifike në lidhje me këtë çështje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco