Barcelona-Manchester United, kjo është vlera e dy gjigantëve në treg

Barcelona-Manchester United, kjo është vlera e dy gjigantëve në treg

18:27, 16/02/2023

Pas Ligës së Kampionëve, sonte është radha për garën e dytë më të rëndësishme të futbollit evropian, Liga e Evropës.

Sonte do të luhet faza e “play-offit”, ndërsa na presin përballje interesante.

Pa dyshim, dueli kryesor i kësaj faze, por që po konsiderohet edhe si një finale e parakohshme, është ai mes Barcelonës dhe Manchester United.

Dy gjigantët e futbollit evropian do t’i matin forcat në “Camp Nou”, në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:45.

Sipas Transfermarkt, vlera e Manchester Unitedit është 759.2 milionë euro.

Në anën tjetër, vlera e Barcelonës është 762 milionë, vetëm 2.8 milionë euro më shumë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco