Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Aubameyang i ofrohet gjigantit turk

Aubameyang i ofrohet gjigantit turk

16:52, 16/02/2023

E ardhmja e Pierre-Emerick Aubameyang mund të jetë e lidhur me Turqinë.

Sulmuesi gabonez nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Chelseat, Graham Potter, ndërkohë që e ka përjashtuar mundësinë e transferimit në ligën amerikane MLS.

Ish-futbollisti i Milanit, Borussia Dortmundit, Arsenalit dhe Barcelonës, është i vendosur për ta bindur trajnerin e “Blues” për t’i dhënë më shumë hapësira.

Sidoqoftë, media turke “Fanatik” raporton se futbollisti afrikan i është ofruar Fenerbahçes në orët e fundit.

Gjatë verës flitet se Barcelona do të mundohet ta rikthejë atë në "Camp Nou", por është përmendur edhe një rikthim i tij i mundshëm në "San Siro", ku kishte luajtur kur ishte shumë i ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco