VIDEO/ Sherr në hotel, pjestarët e ekipit ukrainas përplasen fizikisht me ata rus, plagosen 4 persona

VIDEO/ Sherr në hotel, pjestarët e ekipit ukrainas përplasen fizikisht me ata rus, plagosen 4 persona

11:12, 15/02/2023

Incidente të rënda shpërthyen të hënën në një hotel në Antalia të Turqisë mes ukrainasve dhe rusëve. Konkretisht, anëtaret e klubit rus Yaroslavl Shinnik dhe atij ukrainas FC Minaj, zgjodhën të qëndrojnë në hotelin “Royal Seginus”. Nga raportimet e “Baza Telegram” thuhet se incidentet nisën pasi anëtarët e ekipit ukrainas kërkuan që trajneri i skuadrës ruse të këndonte himnin kombtarë të vendit të tyre.

Trajneri ka reaguar dhe ka nisur përplasja fizike. Nga informacionet thuhet se lojtarët e ekipit ukrainas kanë godiur në ashensor një futbollist rus.

Është dashur të ndërhyjë policia për të ndalur incidentet teksa kanë mbërritur në hotel dhe ambulancat për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Lojtari i ekipit rus, Ilya Gruznov kishte disa brinjë të thyera dhe Dmitry Samoilov the gishtin e tij. Gjithsej janë raportuar për 4 të lëndaur. Dy skuadrat shkuan në Turqi për të marrë pjesë në një turne dhe pas incidentit ndërruan hotelin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco