Një gol i bukur, më pas ndjesa në shenjë respekti: Shikoni sesi Coman ndëshkoi PSG-në në Champions League

Një gol i bukur, më pas ndjesa në shenjë respekti: Shikoni sesi Coman ndëshkoi PSG-në në Champions League

09:28, 15/02/2023

Në ndeshjen e parë të 1/16-ave të Ligës së Kampionëve, lojtarët e Bayernit mposhtën Paris Saint Germain me rezultat 1-0 dhe golin e vetëm për skuadrën gjermane e shënoi ish-lojtari i skuadrës franceze, Kingsley Coman.

Bayerni, duhet pranuar se ishte një skuadër shumë më e mirë se PSG-ja dhe fitoi falë golit që shënoi në minutën e 53-të.

Alphonso Davies bën një krosim të mrekullueshëm nga e majta, ku gjen Kingsley Coman, i cili me një goditje të menjëhershme kalon ekipin e tij në epërsi dhe duhet thënë gjithashtu se ai nuk festoi në shenjë respekti për klubin ku u rrit si lojtar.

“Të shënoj një gol në stadiumin e PSG-së është ëndrra ime e fëmijërisë dhe ishte një moment i veçantë për mua. Ky është klubi ku jam rritur dhe qyteti ku kam lindur dhe në shenjë respekti për ta, nuk kam dashur të festoj golin para tifozëve të PSG-së”, tha Coman pas ndeshjes.

Duhet thënë gjithashtu se portieri i PSG-së, Donnarumma, nuk ka reaguar shumë mirë në këtë situatë, por sigurisht që fajtori më i madh është mbrojtja e PSG-së, e cila la Coman krejtësisht të vetëm në shtyllën e dytë.

Rezultati mbeti 001 dhe Bayern arriti një fitore të rëndësishme. Ndeshja e kthimit është planifikuar të zhvillohet më 8 mars në Allianz Arena.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco