Man United 'boshatis arkën' për një sulmues, i përzgjedhuri vjen nga Serie A

Man United 'boshatis arkën' për një sulmues, i përzgjedhuri vjen nga Serie A

09:18, 15/02/2023

Manchester United është në vënë në kërkim të një sulmuesi për të ardhmen. “Djajtë e Kuq” nuk mund t’i besojnë Wout Weghorst për sezonin e ardhshëm me holandezin që ishte vetëm një zgjidhje emergjente e janarit.

Trajneri Erik ten Hag pretendon më shumë garanci nga reparti i avancuar dhe drejtuesit kanë nisur të mendojnë për alternativën më të vlefshme. I përzgjedhur është Victor Osimhen që po tregon një kualitet të jashtëzakonshëm me Napolin duke i udhëhequr të kaltrit drejt titullit kampion në Itali.

Por, për të bindur presidentin e italianëve Aurelio De Laurentis, anglezët duhet të maten mirë pasi shifrat që pretendojnë në Napoli janë stratosferike. Edhe pse duhet theksuar se dëshira për lojtarin nigerian është e madhe me mediat që bëjnë të ditur se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë deri në 107 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco