Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Klubi skocez mbetet pa trajner, favorit për stolin është ish-tekniku i Tiranës

Klubi skocez mbetet pa trajner, favorit për stolin është ish-tekniku i Tiranës

21:02, 14/02/2023

Vetëm 6 muaj pas marrjes së detyrës, Motherwell ka shkarkuar teknikun Steven Hammell për shkak të rezultateve të dobëta të arritura në kampionatin skocez.

Sipas “Scottish Sun”, një nga kandidatët për të marrë drejtimin e skuadrës skoceze është braziliani Zé Maria, që në Itali ka spikatur me fanellën e Inter dhe Perugia si lojtar.

Aktualisht braziliani është bashkëpunëtor i klubit të Parmës në sektorin e të rinjve, ndërsa më parë ka drejtuar në Itali edhe skuadrat e Castello dhe Catanzaro.

Eksperienca e fundit e Ze Marias në stol si trajner i parë ka qenë në Shqipëri, ku drejtoi për pak më shumë se një vit Tiranën, aventurë që u mbyll në tetor të vitit 2018. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco