Matthaus sheh Bayernin favorit: PSG është në kolaps

Matthaus sheh Bayernin favorit: PSG është në kolaps

13:25, 14/02/2023

Lothar Matthaus, legjenda e futbollit gjerman dhe ish-lojtari i Bayernit, parashikon se skuadra gjermane do të eliminojë PSG-në në raundin e 1/8-ave nga Champions League (ndeshja e parë luhet sonte në Parc des Princes).

Duke folur për mediet, Matthaus theksoi se PSG-ja është në kolaps dhe se Bayern Munich ka për ta shfrytëzuar mirë këtë rast.

“Presioni është i madh, por ky është rasti kur luan për klube të mëdha. Për mua Bayern është favorit në të dyja ndeshjet dhe pres që ata të kalojnë në raundin tjetër. Këtë nuk e them si tifoz. Parisi mund të luajë ndeshje të shkëlqyera, por ato shemben rregullisht. Mendoj se Bayerni është më i bashkuar, më kompakt.”-tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco