Në gjendje të rëndë shëndetësore, Ibra nuk i përmban dot lotët për mikun e tij të sëmurë

Në gjendje të rëndë shëndetësore, Ibra nuk i përmban dot lotët për mikun e tij të sëmurë

10:43, 14/02/2023

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic lajmëroi rikthimin e tij në fushë javën e kaluar në stilin e tij, ndërsa dje shfaqi edhe anën e tij tjetër njerëzore.

I ftuar në një emision televiziv holandez, Ibrahimovic ishte drejtpërdrejt në emision dhe mori pjesë në një organizim për të mbështetur mikun e tij të madh që nga koha kur luante në Ajax, Thijs Slegers.

Gazetari holandez dhe zëdhënësi i PSV-së është trajtuar prej kohësh nga kanceri në gjak, por pak ditë më parë ai vetë bëri të ditur se sëmundja e tij është e pashërueshme, pavarësisht të gjitha terapive që iu nënshtrua.

Prezantuesja e pyeti Zlatanin nëse i kujtohet takimi i parë me Thijs, pasuar nga monologu emocional i Ibrës.

“Do ta kujtoj gjithmonë. Isha i ri, i hutuar dhe nuk kisha askënd në Holandë. Ky gazetar u shfaq dhe më kontaktoi vetë dhe duhet të them, në atë kohë gazetarët nuk ishin shokët e mi. Megjithatë ai vendosi të më kontaktonte vetë. Ne u takuam për drekë dhe u bëmë miq shumë të mirë që nga ai moment. Luanim tenis bashkë, u shoqëruam. Më ndihmoi shumë dha kam njohuri se si funksionojnë gjërat në Holandë. Ai më ndihmoi shumë në hapat e parë të karrierës sime. Kam shkruar edhe për Thijs në librin tim, i kam qëndruar gjithmonë mirënjohës për gjithçka. Ne jemi ende në kontakt dhe mund të them se ai ishte gjithmonë në zemrën time”, tha Ibrahimovic.

Një Ibra i tronditur më pas iu drejtua drejtpërdrejt Siegers.

“Thijs, tani është se të dua o miku im...”, tha Zlatan i cili nuk i ndali dot lotët, gjë që bëri të qajë edhe shokun e tij dhe shkaktoi reagimin e të gjithëve në studio.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco