VIDEO/ 'Mjaft bir …', Lukaku nuk përmbahet, shikoni momentin e përplasjes me Barelën

VIDEO/ 'Mjaft bir …', Lukaku nuk përmbahet, shikoni momentin e përplasjes me Barelën

09:09, 14/02/2023

Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur tek skuadra e Interit gjatë ndeshjes përballë Sampdorias, e cila përfundoi në barazim 0-0. Protagonistë në skuadrën e Inzaghit në këtë ngjarje janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm si Nicolo Barella dhe Romelu Lukaku.

Gjatë ndeshjes mesfushori zikaltër shihej vazhdimisht i pakënaqur me paraqitjen e shokëve dhe gjithçka kulmon me një zënkë së bashku me Lukakun në minutën e 38-të.

Sulmuesi belg nuk e kapërdiu aq lehtë kritikën e Barellas dhe shpërtheu ndaj tij me ofendime. Nga leximi i buzëve shihet qartë se Lukaku i drejtohet Barellas me fjalët “boll, pusho, shkofsh në djall, bir ku**e” duke treguar edhe zemërimin e tij ndaj mesfushorit.

Një situatë aspak e këndshme kjo për skuadrën zikaltër që për më tepër ka ndodhur përpara kamerave. Gjatë pjesës së dytë, Inzaghi vendosi të zëvendësonte të dy lojtarët. Vendin e Barellës në fushë e mori Marcelo Brozovic ndërsa në vendin e Lukakut u fut në fushën e lojës Edin Dzeko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco