Premier League/ Liverpooli del nga kriza në derbi, mjaftojnë Salah dhe Gakpo

Premier League/ Liverpooli del nga kriza në derbi, mjaftojnë Salah dhe Gakpo

22:59, 13/02/2023

Pas tre disfatave në katër ndeshjet e fundit, Liverpool rikthehet te fitorja dhe këtë e bën në stadiumin “Anfield”.

Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp nuk e zhgënjyen publikun e pranishëm teksa mposhtën në derbi Evertonin me rezultatin 2-0.

Të kuqve iu mjaftoi nga një gol për pjesë teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte Mohamed Salah në minutën e 36-të.

Egjiptiani përmbylli një kundërsulm manuali teksa shfrytëzoi një pasim të Nunez duke mos e pasur aspak të vështirë për të mposhtur portierin Pickford.

Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Liverpool gjeti edhe golin e dytë dhe të sigurisë.

Në minutën e 49-të ishte Cody Gakpo që realizoi me portën e boshatisur pas një asisti të Trent-Alexander Arnold.

Për lojtarin e transferuar në merkaton e verës nga PSV, ishte goli i parë me fanellën e Liverpool.

Kështu, Liverpool mori një fitore tejet të rëndësishme për situatën ku është në kampionat dhe tashmë të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp ngjiten në kuotën e 32 pikëve në vend të nëntë, ndërsa nga ana tjetër, Everton renditet në vend të 18-të me 18 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco