Situatë kaotike/ Suarez tërbon kundërshtarët, ushtria futet në fushë për të shmangur përplasjen e dhunshme

Situatë kaotike/ Suarez tërbon kundërshtarët, ushtria futet në fushë për të shmangur përplasjen e dhunshme

23:15, 13/02/2023

Luis Suarez vazhdon të shijojë një moment spektakolar të formës që kur mbërriti te Gremio.

Sulmuesi uruguaian ka realizuar 7 gola në pesë ndeshje me skuadrën braziliane dhe në duelin e fundit ka shënuar një gol si dhe regjistroi një asist që u shoqëruar  me polemika.

Suarez përfitoi nga fakti se një pjesë e lojtarëve kundërshtarë të skuadrës së Esporte Clube Avenida po protestonin, teksa shërbeu për shokun e tij Kristaldo, që gjeti rrugën e rrjetës.

Ky moment ngjalli zemërimin e lojtarëve kundërshtarë, të cilët sulmuan masivisht gjyqtarin.

Image

Revolta bëri që forcat ushtarake që ndodheshin në rrethimin e brendshëm të futeshin në fushë për të qetësuar situatën.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Gremios.

Skuadra mike e Avenida, e mbylli duelin me 2 lojtarë më pak, teksa për skuadrën e Suarez kjo ishte fitorja e 8-të radhazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco