‘Nuk flasim për ta’/ Xhaka dhe Arsenali injorojnë Cityn në garën për titull

‘Nuk flasim për ta’/ Xhaka dhe Arsenali injorojnë Cityn në garën për titull

20:37, 13/02/2023

Granit Xhaka ka thënë se Arsenalit nuk i intereson Manchester City duke theksuar se nuk flasin për konkurrentin kryesor për titullin e Premier League.

"Topçinjtë" kanë qëndruar në krye të tabelës për një kohë të gjatë, mirëpo në xhirot e fundit, kampioni në fuqi është afruar shumë dhe diferenca është vetëm tri pikë.

Për më shumë, dy skuadrat do të ndeshen me njëra-tjetrën në Emirates Stadium të mërkurën, në njërën prej sfidave kryesore të sezonit.

Mesfushori shqiptar pohon se ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk do të humbin kohë duke shikuar se çfarë po bën City këtë sezon, por do të fokusohen te loja e tyre për ta fituar titullin e parë që nga sezonin 2003/2004.

“Nëse jemi të sinqertë, ne nuk flasim për ata (Cityn). Jemi të përqendruar te vetvetja, ndeshje pas ndeshjeje. Nuk fituam (ndaj Brentfordit), morëm një pikë. Dhe e mërkura është ditë e madhe – për ata, për ne. Të shohim”, u ka thënë Xhaka gazetarëve.

Arsenali nuk ka fituar dy ndeshje radhazi në Ligën Premier (një humbje, një barazim) dhe shpreson t’u kthehet triumfeve ndaj Citizens, ndërkohë që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar sesa rivali për titull. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco