Publikohen formacionet zyrtare, shihni si rreshtohen Sampdoria dhe Interi

Publikohen formacionet zyrtare, shihni si rreshtohen Sampdoria dhe Interi

20:05, 13/02/2023

Do të startojë në orën 20:45, dueli mes Sampdorias dhe Interit, i vlefshëm për javën e 22-të të Serisë A italiane.

Zikaltrit e Inzagit vijnë në këtë duel pas 2 triumfesh radhazi, ndërkohë që Sampdoria e Stankoviç në 5 ndeshjet e fundit ka regjistruar 4 humbje dhe 1 barazim duke u renditur në vendin e parafundit.

Interi ka fituar 9 nga 11 ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Sampdorias (1 humbje, 1 barazim) dhe ka shënuar dy fitore 3-0 në dy sfidat e fundit.

Zikaltrit nuk i kanë mposhtur tri herë radhazi pa pësuar gol dorianët që prej sezonit 1949-1950.

Në tetë ndeshjet e fundit në “Ferraris” ndërmjet Sampdorias dhe Interit në Serinë A ekziston një bilanc i përsosur: tri fitore, dy prej të cilave me porta të paprekura për secilën, dhe dy barazime.

Ndeshja e fundit në Xhenoa përfundoi në barazim dhe dy barazime radhazi në shtëpinë e Sampdorias nuk vijnë që prej 2008-ës

Për sa i përket formacioneve zyrtare, sulmi i është besuar dyshes Lukaku-Lautaro, ndërkohë që në mesfushë rikthehet treshja Barela-Brozoviç dhe Çalhanoglu.

Gjithashtu tekniku zikaltër i ka besuar një vend titullar edhe gjermanit Gosens. Kohë pushimi për Açerbin dhe Di Markon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco