Tre pikët detyrim për dy objektiva të ndryshëm, mësoni formacionet zyrtare të sfidës Bylis-Partizani

Tre pikët detyrim për dy objektiva të ndryshëm, mësoni formacionet zyrtare të sfidës Bylis-Partizani

12:26, 13/02/2023

Bylisi pret në stadiumin “Adush Muça” Partizanin, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Superiores, ku të dyja skuadrat duan tre pikët për dy objektiva të ndryshëm.

Ballshiotët ndodhen në zonën e ftohtë të mbijetesës dhe do të kërkojnë që të largohen menjëherë nga ky pozicion i renditjes.

Nga ana tjetër, të kuqte nuk kanë fituar ende në kampionat për vitin 2023, duke humbur terren në garën për titull. Gjithsesi skuadra e Kolelës do të bëjë çmos për tre pikët në mënyrë që të afrohet me Tiranën kryesuese.

FORMACIONET ZYRTARE:

BYLIS: Teqja, Abazaj, Kote, Janku, Lajthia, Maçolli, Ruçi, Lorran, Doi, Santos, Zhongo.

Trajner: Naxhi Shensoi

PARTIZANI: Rexhepi, Hadroj, Menish, Telushi, Buxhelaj, Murataj, Matondo, Bilali, Cara, Da Silva, Mba.

Trajner: Xhovani Kolela

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco