Serie A/ Një gol dhe shumë polemika, Juventusi mund Fiorentinën

Serie A/ Një gol dhe shumë polemika, Juventusi mund Fiorentinën

20:50, 12/02/2023

Juventusi ka fituar me shifrat 1-0 ndeshjen kësaj jave në Serinë A ndaj Fiorentinës, duke u kthyer përsëri në 10-shen e parë të skuadrave në këtë kampionat, si pasojë edhe e ndëshkimit me -15 pikë që ka nga çështja e plusvalencave.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh në pjesën e parë falë Adrien Rabiot, i cili tundi rrjetën me një gjuajtje me kokë.

Ata tentuan të gjenin edhe golin e dytë, duke iu afruar me Vlahoviç, i cili pa t’i anulohej një i tillë për pozicion jashtë loje, si dhe me Kein i cili tentoi disa herë portën. Por në fund kishte edhe drithërima për ta dhe polemikat e zakonshme në një ndeshje mes rivalësh historikë.

Shkak u bë goli i shënuar në minutën e 90 nga Kastrovili, i cili barazoi rezultatin me një gjuajtje nga jashtë zonës. Por gjyqtari, falë edhe ndërhyrjes së VAR-it, anuloi golin për pozicion jashtë loje të Ranierit gjatë aksionit, edhe pse ai nuk kishte prekur topin.

Sfida u mbyll me protesta dhe me tre pikët e Juventusit që tani e sheh veten përsëri mes 10 skuadrave më të mira të kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco