Vllaznia mposhti Tiranën, Balaj: Nuk ka problem nëse nuk shënoj, të rëndësishme janë 3 pikët

Vllaznia mposhti Tiranën, Balaj: Nuk ka problem nëse nuk shënoj, të rëndësishme janë 3 pikët

19:25, 12/02/2023

Në fitoren minimale 1-0 të Vllaznisë me Tiranën, Bekim Balaj arriti të merrte një penallti të cilën Marku e ktheu në gol duke i dhënë ekipit një 3 pikësh shumë të rëndësishëm.

Pas triumfit në klasiken e futbollit shqiptar, për “Oversport” Balaj u shpreh shumë i lumtur.

“Sa më shumë flitet për golin aq më shumë po shtyhet, dhe nuk dëshiroj të flas për të. Sigurisht e dëshiroj shumë dhe me zor po pres që të filloj me golat, por sot ishte një ndeshje tjetër dhe e rëndësishme ishte fitorja, marrja e 3 pikëshit.

Arritëm synimin dhe gëzuam tifozët fantastikë që na mbështetën sot. Sulmuesi kur mendon shumë për golin të krijon një lloj ngërçi, por për momentin mendoj shumë për skuadrën për rezultatet dhe le të vonojnë golat nëse Vllaznia arrin të fitojë.

Ambienti, Shkodra, shtëpia ime, ma kanë bërë më të lehtë përshtatjen, kam gjetur një grup të mirë lojtarësh, stafin dhe nuk ka qenë fare i vështirë ambientimi. Ndoshta vetëm pjesa sa të hyja në lojë dhe të fitoja minutat e duhura, ndjehem mirë dhe shpresoj që të kontribuoj sa më shumë në arritjen e objektivave që kemi. Për nismën që morëm, i gjithë qyteti dhe tifozët na u përgjigjën, shpresoj në të ardhmen te ketë edhe më shumë tifozë”, u shpreh Balaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco