Kupa e Shqipërisë për femra/ Luhen në fundjavë gjysmëfinalet e kthimit

Kupa e Shqipërisë për femra/ Luhen në fundjavë gjysmëfinalet e kthimit

13:01, 10/02/2023

Do të luhen këtë fundjavë ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për vajza.

Të shtunën është planifikuar të luhet sfida Vllaznia-Partizani, një takim që duket një formalitet për shkodranet që kanë hedhur një hap të madh në ndeshjen e parë të fituar me shifrat 7-0.

Kjo ndeshje do të luhet në Shkodër, ditën e shtunë në ora 12:00.

Sakaq, takimi tjetër i kësaj faze do të luhet mes Tiranës dhe Apolonisë.

Fieraket do të udhëtojnë drejt kryeqytetit këtë javë, teksa duket se janë një hap larg finales pas rezultatit 4-0 në ndeshjen e parë.

Sfida e kthimit do të luhet në kryeqytet ditën e diel në ora 13:00, teksa vajzat bardheblu do të kërkojnë të bëjnë surprizën e madhe dhe të shpresojnë te një rezultat pozitiv.

Pas përfundimit të këtyre sfidave, do të përcaktohet edhe finalja e madhe e këtij edicioni, teksa kujtojmë që fitueset në fuqi të Kupës së Shqipërisë janë vajzat shkodrane të Vllaznisë.

E shtunë, 11.02.2023

Vllaznia – Partizani (7-0)   ora 12:00

E diel, 12.02.2023

Tirana – Apolonia (0-4)      ora 13:00

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco