Mirlind Daku largohet nga Kosova, sulmuesi ndërron ngjyrat dhe do të përfaqësojë Shqipërinë

Mirlind Daku largohet nga Kosova, sulmuesi ndërron ngjyrat dhe do të përfaqësojë Shqipërinë

22:47, 08/02/2023

Duket se e ardhmja e Mirlind Dakut është e lidhur me kombëtaren shqiptare.

Sipas informacioneve që vijnë nga Kosova, Daku ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e FSHF dhe shumë shpejt pritet të vesh fanellën me ngjyrat kuqezi, raporton “Kanal 10”.

Më herët Daku ka qenë pjesë e Kukësit, ndërsa kartoni i tij zotërohet nga Osijek, por luan në huazim te Mura në Slloveni.

Sa i përket Kosovës, sulmuesi ka luajtur edhe në pesë takime me Përfaqësuesen A, por kanë qenë ndeshje miqësore dhe për këtë arsye mund ta ndryshojë zgjedhjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco