Rivalët e Premier League duan ndëshkimin e Manchester Cityt

Rivalët e Premier League duan ndëshkimin e Manchester Cityt

11:44, 07/02/2023

Rivalët e Ligës Premier po kërkojnë që Manchester City të dënohet rëndë nëse shpallet fajtor për më shumë se 100 shkelje të rregullave të Fair Play-it Financiar.

Klubi nga Etihad mbeti i habitur pasi zyrtarët e ligës hodhën akuzat e paprecedentë pas një hetimi katërvjeçar në çështjet financiare.

Dhe ndërsa City i zemëruar këmbënguli se ata do të “shfajësoheshin”, klubet e Premier League po kërkojnë ndëshkim dhe një vendim të shpejtë para fundit të sezonit.

“Nëse këto akuza vërtetohen, duhet të ketë dënimin e duhur – dhe e vetmja e përshtatshme është që ato të bien nga kategoria”, ka thënë njëri nga përfaqësuesit e këtyre klubeve për MailSport.

“Ne po flasim për një dekadë abuzimesh të supozuara dhe duam që Liga Premier të bëjë gjënë e duhur”.

City akuzohet se ka fshehur burimin e vërtetë të të ardhurave të miliona eurosh.

Këto para, të pretenduara se kanë qenë të ardhura të ligjshme nga sponsorizimet nga kompanitë me bazë në Gjirin Persik, duke përfshirë Etihad Airways dhe gjigantët e investimeve Aabar, pretendohet se i kanë në fakt drejtpërdrejt nga pronarët e klubit, Abu Dhabi United Group.

City akuzohet gjithashtu se ka paguar në mënyrë efektive Mancinin përmes dy llogarive të ndara – rrogën zyrtare prej dy milionë euro përmes librave të klubit dhe 2.3 milionë e mbetura përmes klubit të Sheikh Mansourit në Abu Dabi, Al Jazira.

Por, klubet rivale po bëjnë presion për një “gjykim” të shpejtë pasi duan të vendoset ndonjë dënim për këtë sezon në vend që City të lejohet ta zvarritë çështjen. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco