Zyrtare/ Carlos Queiroz është trajneri i ri i kombëtares së Katarit

Zyrtare/ Carlos Queiroz është trajneri i ri i kombëtares së Katarit

11:22, 07/02/2023

Carlos Queiroz është trajneri i ri i kombëtares së Katarit. Ka qenë vetë federata e këtij vendi që ka zyrtarizuar “timonierin” e ri të skuadrës kombëtare.

Tekniku portugez do të marrë vendin e lënë bosh nga trajneri spanjoll Felix Sanchez, kontrata e të cilit nuk u rinovua pas eliminimit nga faza e grupeve në Botërorin e fundit që Katari luajti në shtëpi.

70-vjeçari Queiroz nis një aventurë të re, pas eksperiencës në krye të Iranit, skuadër me të cilën mori pjesë në tre Kupa Bote radhazi (në vitet 2014, 2018 dhe 2022). 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco