Partizani ka harruar të fitojë, Laçi përmbys 'demat' dhe ngjitet në vendin e tretë

Partizani ka harruar të fitojë, Laçi përmbys 'demat' dhe ngjitet në vendin e tretë

21:16, 06/02/2023

Përballja mes Partizanit dhe Laçit është mbyllur me rezultatin 1-2, me laçianët që triumfuan me përmbysje.

Kryeqytetasit gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 28’ me Da Silva, por avantazhi i vendasve zgjati deri në minutën e 45+3’, kur Turkaj barazoi për miqtë.

Më pas në minutën e 66’ Shkurtaj realizoi golin e dytë për Laçin, duke përmbysur gjithçka.

Pavarësisht tentativave të Partizanit, miqtë e mbyllën raundin e 20-të të Kategorisë Superiore me sigurimin e 3 pikëve.

Pas kësaj disfate, Partizani qëndron në vend të dytë me 31 pikë, 6 më pak se Tirana kryesuese, që përfiton nga ky rezultat i rivalëve të përjetshëm.

Nga ana tjetër Laçi ngjitet në vend të tretë dhe shkon në kuotën e 29 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco