Debutim perfekt për Nainggolan te Spal, asist dhe gol ndaj Barit

Debutim perfekt për Nainggolan te Spal, asist dhe gol ndaj Barit

17:07, 04/02/2023

Radja Nainggolan u rikthye në Itali për të veshur fanellën e Spalit, teksa u shfaq protagonist që në debutim.

Mesfushori belg u aktivizua në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes ndaj Barit dhe menjëherë bëri diferencën, duke dhënë një asist dhe shënuar një gol për vendasit.

Fillimisht një lëvizje e bukur në zonë dhe krosim perfekt për Moncinin dhe më pas një goditje potente për të dërguar topin në trekëndësh, megjithatë të dy këto momente nuk mjaftuan që Spali të shmangë humbjen, pasi sfida u mbyll me rezultatin 3-4.

Gjithsesi Nainggolan tregoi se ka ende për të dhënë dhe Spali i De Rossit (ish-shok skuadre i belgut te Roma), ka një arsye të fortë për të besuar jo vetëm te mbijetesa, por edhe në një vend në zonën “Play Off” të Serisë B.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco