VIDEO/ Redon Xhixha i pafat me Qarabagun, mbrojtësi kundërshtar i mohon golin

VIDEO/ Redon Xhixha i pafat me Qarabagun, mbrojtësi kundërshtar i mohon golin

16:52, 04/02/2023

Ish-sulmuesi i Tiranës, Redon Xhixha, flirtoi me golin e parë me fanellën e Qarabag, në duelin e ditës së sotme ndaj Kapaz, që përfundoi me rezultatin 1-1.

Në minutën e 55-të, Xhixha kishte shansin e artë për të gjetur rrugën e rrjetës, nga shumë pranë vijës fatale, teksa mbrojtësi kundërshtar, bëri heroin duke i mohuar realizimin sulmuesit shqiptar.

Redon Xhixha nisi si titullar ndeshjen e dytë te Qarabag ndaj Kapaz, teksa u zëvendësua në minutën e 58-të.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco