Do të mbajë numrin e Skukës, Partizani zyrtarizon transferimin e një tjetër sulmuesi

Do të mbajë numrin e Skukës, Partizani zyrtarizon transferimin e një tjetër sulmuesi

13:02, 04/02/2023

Partizani transferon një tjetër sulmues, Selmani i bashkohet “demave”

“Demat e kuq” kanë njoftuar se ka arritur zyrtarizimin me Remzifaik Selmani. Sulmuesi është transferimi më i fundit i klubit kryeqytetas në këtë merkato të dimrit. 25-vjeçari nga Tetova bashkohet me të kuqtë pas aventurës në Hungari te ekipi Mezokovesd.

Në karrierën e tij, Selmani është aktivizuar edhe me hungarezët e Ujpeshtit, Shkëndijën e Tetovës, Renovën në Maqedonin e Veriut dhe Llapin në Kosovë.

Selmani ka firmosur një kontratë deri në vitin 2025 me të kuqtë, teksa do të mbajë veshur fanellën me numrin 9, atë të lënë bosh nga Xhuliano Skuka i larguar pak ditë më parë drejt Francës. Disa ditë më parë, Partizani zyrtarizoi sulmuesin 20-vjeçar Fabian Shahaj dhe sulmuesin tjetër, Christian Mba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco