Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Nuk po luaj mirë dhe duhet të përmirësohem’/ Transferimi rekord i Liverpoolit bën autokritikë

‘Nuk po luaj mirë dhe duhet të përmirësohem’/ Transferimi rekord i Liverpoolit bën autokritikë

22:34, 02/02/2023

Darwin Nunez u transferua këtë verë te Liverpooli nga Benfica për shumën rekord të 85 milionë paundëve.

Megjithatë, ambientimi i 23-vjeçarit me futbollin në ishull nuk ka shkuar sipas parashikimeve teksa uruguaiani është përballur shpeshherë me kritika, edhe pse ka qenë nën mbrojtjen e trajnerit Jurgen Klopp.

Së fundmi, vetë Nunez provon të bëjë autokritikë duke e theksuar në një intervistë për “Sky Sports” se nuk po luan mirë dhe se i duhet ende të përmirësohet.

“Mendoj se nuk po luaj mirë në këtë moment, megjithatë çdo ditë në stërvitje unë mundohem të përmirësohem. Klopp e di mirë se pika ime e fortë është shpejtësia dhe lëvizjet në hapësirat boshe.

Por, ai gjithnjë më thotë se në fushë duhet të jem i qetë dhe të lëvizë më shumë sepse jam një lojtar me kualitet. Këtë kërkon më së shumti, pa harruar sigurisht edhe golat. Kërkon qetësinë sepse nëse godas me inat atëherë shkon keq”, u shpreh Nunez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco