Thiago Silva pranë rinovimit me Chelsean: Synimi im dhe i klubit është të vazhdojmë së bashku

Thiago Silva pranë rinovimit me Chelsean: Synimi im dhe i klubit është të vazhdojmë së bashku

18:42, 02/02/2023

Chelsea kreu një merkato dimërore të çmendur, ky bien në sy blerjet e shtrenjta të Mykhaylo Mudryk dhe Enzo Fernandez.

Ndërkohë, drejtuesit po punojnë edhe në lidhje me rinovimet.

Thiago Silva po luan sezonin e tretë në “Stamford Bridge”.

Pavarësisht 38 viteve mbi supe, braziliani vijon të jetë një garanci në qendër të mbrojtjes.

Lideri i prapavijës tregoi për “ESPN” se ndodhet në bisedime me drejtuesit në lidhje me rinovimin e kontratës që i përfundon në fundin e sezonit.

“Ne po flasim rreth rinovimit të kontratës, me siguri gjithçka do të ndodhë në ditët e ardhshme. Synimi im dhe i klubit është të vazhdojmë së bashku.

E di që Chelsea ka nevojë për mua në këto momente. Grupi i lojtarëve është i ri, unë mund të ndihmoj procesin e rindërtimit të klubit me përvojën time.

Jam i gatshëm të jap kontributin tim. E di që përgjegjësia ime është shumë e madhe”, u shpreh kapiteni i kombëtares braziliane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco