Kupa e Shqipërisë 2022-2023 për vajza/ Përcaktohen katër ekipet gjysmëfinaliste

Kupa e Shqipërisë 2022-2023 për vajza/ Përcaktohen katër ekipet gjysmëfinaliste

17:44, 29/01/2023

Partizani, Tirana, Vllaznia e Apolonia janë katër ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të 14-të të Kupës së Shqipërisë për vajza.

Këtë fundjavë janë zhvilluar takimet e kthimit të fazës çerekfinale, tre prej të cilave ditën e shtunë dhe Apolonia – Laçi këtë të diel.

Në derbin e kryeqytetit, Partizani siguroi biletën për në gjysmëfinale pasi mposhti me penallti Kinostudion.

Të kuqet realizuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë, me Doçin e Xhebrahimin, ndërsa Kadiolli ngushtoi rezultatin për Kinostudion, duke barazuar edhe rezultatin final, 5-5.

Skuadrat iu drejtuan kohës shtesë, por asgjë nuk ndryshoi në rezultat, teksa nga pika e bardhë e penalltive, vajzat e Partizanit u treguan më të sakta, duke siguruar gjysmëfinalen.

Sakaq, një tjetër ekip kryeqytetas që kalon në fazën tjetër është edhe Tirana.

Vajzat bardheblu triumfuan me rezultatin e thellë 16-0 ekipin e Teutës në kompleksin “Skënder Halili” në kryeqytet.

Një takim që foli vetëm për vajzat bardheblu, të cilat realizuan 9 gola në pjesën e parë dhe 7 gola në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Nga ana tjetër, Vllaznia triumfoi edhe në ‘betejën’ e dytë të kësaj faze, teksa mundi me shifrat 6-0 Kukësin, duke siguruar kështu gjysmëfinalen në këtë edicion të Kupës së Shqipërisë.

Asnjë surprizë në ndeshjen e zhvilluar ditën e sotme, mes Apolonisë dhe Laçit.

Fieraket fituan me rezultatin 5-0, teksa dominuan 90 minutat e kësaj ndeshje të dytë, duke kaluar kështu në gjysmëfinale.

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë për vajza

Partizani – Kinostudio (5-5) (4-1 me penallti)

Tirana – Teuta (25-2)

Vllaznia – Kukësi (13-0)

Apolonia – Laçi (11-0)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco